MENU
klinika

Thirrje për Tiranën zyrtare

Idrizi: Presidenti grek kërcënoi integrimin e Shqipërisë

30.09.2018 - 18:35

Kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, ka reaguar një ditë pas deklaratave të presidentit grek, Prokopis Pavlopoulos, lidhur me mbështetjen ndaj Shqipërisë për në BE.

Presidenti grek, tha një ditë më parë se “nëse shqiptarët duan të shkojnë në BE, atëherë duhet të pranojnë që çamët bashkëpunuan me nazistët”.

Në fjalë e tij, kreu i PDIU-së, Idrizi sfidoi kreun e shtetit grek që të nxjerrë një provë të vetme që fakton pretendimin e tij.

Më tej ai i kujton se qëllimisht harroi barbarizmat mbi 2771 civilët çamë të vrararë në vitit 1944-1945.

Shpetim-idrizi konica.al
Shpetim-idrizi konica.al

Kërkesat e Idrizit i drejtohen dhe Tiranës zyrtare që të mbajë qëndrim të fortë ndaj këtyre deklaratave që vijnë nga Athina.

“Ju harroni qëllimisht zoti Pavlopulos, se në vitet 1944-1945, janë vrarë barbarisht 2771 civilë nga Çamëria. Kurrë nuk treguat një dokument, një foto, një formacion të Shqiptarëve të Çamërisë me nazi-fashistët. Po pres reagimin zyrtar të kryeministrit shqiptar dhe të ministrit të jashtëm Bushati, te cilët bëjnë sikur nuk shohin e nuk dëgjojnë, këto deklarata të papranueshme, antihistorike dhe kërcënuese për integrimin europian të Shqipërisë”, tha Idrizi.

Përsa i përket paralajmërimit të Prokopis se rruga e Shqipërisë për në BE kalon nga Athina dhe nëse do integrimin atëherë duhet të pranojë kushtet e Athinës për çështjen Çame, Idrizi thotë:

“Duhet ta harrojnë një herë e mirë kokat e nxehta të Athinës dhe idiotët e dobishëm të Tiranës se rruga e Shqiperisë drejt BE, kalon nga Greqia”.

Kujtojmë se një ditë më parë, Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos, tha se Shqipëria nuk duhet ta përmendë kurrë problemin e çamëve në diskutimet me Greqinë.

Sipas tij, çamët bashkëpunuan me nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe se u larguan nga trojet e tyre për t’i shpëtuar drejtësisë për krime kundër njerëzimit.

Kjo e vërtetë historike, sipas tij, duhet pranuar nëse Shqipëria do integrimin në BE.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN