MENU
klinika

18-vjeçari po shkëlqen

“Iniesta” i ri te Barcelona është shqiptar

19.09.2018 - 18:16

Që shqiptarët janë bërë faktorë në Europë edhe sa i përket futbollit, kjo tashmë nuk diskutohet. Labinot Kabashi është talenti i fundit me origjinë shqiptare që po shkëlqen. Ai po rritet në akademinë e Barcelonës.

Kabashi, 18-vjeçar, është cilësuar në ambientin katalanas si “Iniesta” i ri dhe të gjithë janë optimistë për të ardhmen e tij. Nuk kanë munguar elozhet nga trajneri i të rinjve të Barcelonës, i cili u shpreh së fundmi:

“Kabashi ka cilësi të larta si lojtar dhe të gjithë trajnerët e akademisë këtu te Barcelona e cilësojnë atë si Iniesta në lindje”.

labinot kabashi me Vokrrin
labinot kabashi me Vokrrin

Mesfushori ka lindur në Finlandë, teksa ka edhe nënshtetësi kosovare. Në moshën 3 vjeçare ai u kthye në Kosovë, ku qëndroi deri në moshën 6 vjeçare. Familja e tij vendosi të ndryshonte vendbanim, ku u transferua në Sallent, provincë në qytetin e Barcelonës.

Ai pritet që vitin e ardhshëm të grumbullohet nga ekipi i parë i Barcelonës. Ky do të ishte një moment historik, që një lojtar shqiptar të vishte fanellën e Barcelonës…Dhe pastaj nuk do të bëhet tifo vetëm për Messin.