MENU
klinika

Liga e Kombeve

Italia harron fitoren, Rusia surprizon në Turqi

07.09.2018 - 23:10

Italia ka harruar të fitojë, duke nisur jo mirë jo mirë aventura e Roberto Mancini-t në drejtim të Italisë. “Axurrët”, në fakt, e kanë nisur Nations League me një barazim në shtëpi kundër Polonisë.

Ka qenë një “italian”, Zielinski i Napolit, ai që ka ndëshkuar vendasit në minutën e 40-të pas një asisti të marrë nga Robert Lewandowski.

Kur mendohej se miqtë do të merrnin fitoren e tyre të parë në tokën italiane, Jorginho ka realizuar golin e barazisë nga 11 metrat, duke shlyer gabimin e bërë në rastin e golit të pësuar.

Në javën e dytë të Nations League, ekipi i Mancini-t do të ndeshet në transfertë me Portugalinë, ndërsa Polonia nuk do të zbresë në fushë për këtë kompeticion, duke parë se janë vetëm tri skuadra në grup.

Liga B

Vazhdon forma e mirë e Rusisë, që, pas çerekfinaleve të arritura në Kupën e Botës, e ka nisur Nations League me një fitore të rëndësishme të marrë në fushën e Turqisë.

Cheryshev ka kaluar në avantazh miqtë në minutën e 13-të, ndërsa Aziz ka barazuar për vendasit në të 41-ën e pjesës së parë. Goli i fitores së rusëve është realizuar nga Dzyuba në të 49-ën.

Rusia ka marrë vendin e parë në Grupin 2 të Ligës B, ndësa Turqia është në të fundit dhe pas tri ditësh do të luajë në transfertë kundër Suedisë.

Liga C

Sot janë luajtur edhe dy ndeshje të Grupit 4 të Ligës C, me Serbinë që ka marrë kryesimin falë fitores 1-0 të arritur në fushën e Lituanisë. Një fitore kjo e siguruar nga penalltia e realizuar nga Tadic në minutën e 38-të.

Miqtë mund të kishin dyfishuar në të 83-ën, por Tadic ka gabuar këtë herë nga pika e bardhë. Takimi tjetër, ai i luajtur mes Rumanisë dhe Malit të Zi, është mbyllur në barazim 0-0.

Liga D

Ishujt Faroe kanë marrë kryesimin e Grupit 3 të Ligës D, që është edhe grupi i Kosovës, që ka barazuar 0-0 në fushën e Azerbajxhanit. Faroe ka mundur 3-1 skuadrën e Maltës në shtëpi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN