Bashkimi Evropian paralajmëroi ashpër ndaj udhëheqësve populistë italianë më 28 shtator, pas zotimit të tyre sfidues për rritjen e shpenzimeve dhe të deficitit buxhetor që rrezikon të vendosë Romën në një kurs përplasjeje me Brukselin.
Marrëveshja e 27 shtatorit për një deficit prej 2.4 për qind për tre vitet e ardhshme erdhi pas paralajmërimeve nga Komisioni Evropian për të frenuar shpenzimet.
“Është një buxhet që duket të jetë përtej kufijve të rregullave tona të përbashkëta”, tha Pierre Moscovici, i cili drejton portofolin ekonomik dhe financiar të Komisionit Evropian.
Zv.kryeministrat e përbashkët të Italisë Matteo Salvini dhe Luigi Di Miao e përshëndetën marrëveshjen, duke thënë: “Ne jemi të kënaqur, ky është buxheti i ndryshimit”.
Ka pasur brohoritje nga anëtarë të Lëvizjes Pesë Yje anti-krijim jashtë zyrave të kryeministrit në Romë, pasi udhëheqësi i tyre Di Maio u largua nga mbledhja e kabinetit, duke thirrur: “E bëmë!”
Ministri i Financave Giovanni Tria, kishte tentuar të vendoste një kufi të deficitit prej 1.6 përqind, por u detyrua të tërhiqej, pas thashethemeve që do të detyrohej të jepte dorëheqjen nëse vepronte ndryshe.
Holger Schmieding, ekonomist në Berenberg Bank tha “Një krizë e borxhit italian pritet të ndodhë”.
Në një mesazh në Facebook, Di Maio të enjten, postoi “Sot është një ditë historike! Sot Italia ndryshon! Për herë të parë shteti është në anën e popullit”
Ishin 10 miliardë euro për buxhetin e të ardhurave, të cilat “për herë të parë në historinë e këtij vendi do të zhdukin varfërinë”, tha ai.
Salvini tha se buxheti do të reduktojë taksat me 15 për qind për më shumë se një milion punëtorë italianë dhe do të krijojë rreth 400,000 vende pune për të rinjtë duke u mundësuar njerëzve të dalin në pension më herët.
Di Maio kishte kërcënuar vazhdimisht ndaj kufizimeve buxhetore të BE-së. “Do t’i shpjegojmë tregjeve se ka kaq shumë investime që mund të bëjmë me këtë 2.4 për qind dhe ne do të jemi në gjendje ta bëjmë ekonominë të rritet shumë shpejt”, tha udhëheqësi populist.
Projekti i buxhetit të Italisë duhet të dorëzohet në Komisionin Evropian deri më 15 tetor dhe “duket se do të ketë një periudhë të gjatë negociatash mes Italisë dhe Komisionit”, tha Jack Allen, Ekonomist i Lartë Evropian në Capital Economics.