MENU
klinika

Rrënjët e populizmit italian...

Pse italianët përqafuan populizmin?

13.09.2018 - 11:57

Kabineti i ri qeveritar italian tani është ‘tre muajsh’. Koalicioni “Lëvizja Pesë Yjet”, që u betua në fillim të qershorit, është përshkruar si qeveria e parë plotësisht populiste pas Luftës së Dytë Botërore në Evropën Perëndimore.

Disa analistë parashikonin se do të ishte jetëshkurtër, një kabinet i projektuar që do të mbijetonte vetëm gjatë verës por duket se partitë do të qëndojnë së bashku për një kohë të gjatë.

Aleanca dukej si një lëvizje e dëshpëruar në fillim, e krijuar me ngut pas disa muajsh negociatash të pafrytshme. Tani duket se populistët kanë ardhur për të qëndruar gjatë. 

Por çfarë e bën të qëndrueshme këtë ‘martesë’?

Një shpjegim i mundshëm është se, pavarësisht nga dallimet e tyre të dukshme, Pesë Yjet dhe Liga kanë shumë të përbashkëta në aspektin e qasjes së tyre të veçantë ndaj politikës.

Të dyja palët pretendojnë se përfaqësojnë popullin e vërtetë kundër një elite dekadente, të dyja mbajnë të njëjtin qëndrim lidhur me sulmet e ashpra ndaj krimit, pavarësisht se të dyja kanë patur skandale korrupsioni.

Natyrisht, kjo ngre pyetjen se përse Italia ishte aq e ndjeshme ndaj këtij stili populizmi në radhë të parë. Disa fajësojnë dy dekadat nën udhëheqjen e Silvio Berlusconit.

Por argumenti më bindës i gjurmon rrënjët e klimës aktuale politike tek Mani Pulite, një skandal korrupsioni që tronditi sistemin politik të Italisë 25 vjet më parë.

Nga fundi i Luftës së Dytë Botërore deri në fillim të viteve 1990, Italia u qeveris vazhdimisht nga Kristian-Demokratët, një parti e qendrës që gëzonte mbështetjen e Amerikës, ndërsa Partia Komuniste, mbështetur nga Bashkimi Sovjetik, ishte forca kryesore e opozitës.

Ekuilibri delikat pas Luftës së Ftohtë të Italisë i bëri ato të paprekshme, pothuajse mbi ligjin. Ishte natyrale dhe normale që askush “nuk mund të shikonte në sirtarët e tyre” shkruante Gherardo Colombo, një nga gjyqtarët e Mani Pulit.

Por kur Muri i Berlinit ra, partitë humbën këtë lloj imuniteti. Skandali i korrupsionit shpërtheu në fillim të vitit 1992, kur një sipërmarrës në Milano, Luca Magni, refuzoi të paguante një ryshfet për një politikan socialist e në vend të kësaj, ai e denoncoi atë në polici.

Një grup prej tre prokurorësh në Milano filluan hetimin dhe zbuluam se të gjitha partitë kryesore po përdorin ryshfet për të financuar aktivitetet e tyre.

Mani Pulite zgjati disa vite, por viti më i rëndësishëm i tij ishte viti 1993, kur lideri i fuqishëm socialist Bettino Craxi u akuzua.

kolana e librave

Kur Craxi u akuzua për herë të parë, një turmë u mblodh përpara rezidencës së tij në Romë dhe i hodhi monedha atij duke i thënë me tallje “A do t’i marrësh edhe këto?” Craxi u largua nga vendi në vitin 1995 dhe vdiq në mërgim.

Por, çfarë ka të bëjë një skandal korrupsioni në 1993 me populistët që drejtojnë Italinë në vitin 2018?

Së pari, krijoi një boshllëk politik nga i cili erdhi partia e Forza Italia e Berlusconit dhe Lega.

Njerëzit u bënë të bindur se pushteti ishte thelbësisht i korruptuar dhe politikanët u bindën se mënyra më e mirë për të sulmuar kundërshtarët e tyre ishte t’i akuzonin për korrupsion. Duke e përqafuar këtë mendim, Italia bëri një vetëvrasje politike. Ky mentalitet është veçanërisht i dukshëm në Lëvizjen pesë yje.

Besohet se zemërimi i vetvetishëm i turmave që i hidhnin monedha Craxit hapi rrugën për lëvizjen e vitit 2007 që më vonë u shndërrua në Pesë yjet.

E megjithatë, nuk mund të fajësohet Mani Pulite për problemet aktuale të Italisë. Vlen të përmendet se Mani Pulite nuk e zgjidhi korrupsionin si një problem ende të përhapur .

Vetë Berluskoni, i cili u zgjodh për herë të parë në vitin 1994 duke e paraqitur veten si një politikan antikorrupsion, ishte dënuar për mashtrime tatimore.

Pavarësisht luftës anti-korrupsion, politika italiane është ende e korruptuar.

Paradoksi është se italianët vazhdimisht ankohen për politikanët që përsërisin të njëjtat sjellje që shumë qytetarë të zakonshëm bëjnë në jetë e tyre të përditshme.

Tani për tani, popullariteti i Salvinit e ka mbrojtur atë nga anti- korrupsioni. Por ndoshta është vetëm një çështje kohe derisa italianët të nisin të fajësojnë qeverinë e tyre të tanishme se i është përshatatur të njëjtit model si në të kaluarën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN