MENU
klinika

Rezultatet e hetimit

Këngëtarja e “Cranberries” vdiq nga alkooli

06.09.2018 - 17:04

Ajo u gjet e pajetë rreth 8 muaj më parë në një hotel në Londër, ndërsa tashmë më 6 shtator, dita kur Këngëtarja e “Cranberries”, Dolores O’Riordan, do të mbushte 47 vjeç, mjeku ligjor i çështjes prezantoi në gjykatë rezultatet e hetimit, ku thuhet se këngëtarja vdiq pas intoksikimit nga alkooli.

Ajo dyshohet të ketë pirë jashtëzakonisht shumë, përpara se të gjendej e vdekur në dhomën e hotelit “Hilton” në Park Lane të Londrës, në orën 9 të mëngjesit të 15 janarit. Niveli i alkoolit në gjak për të ishte 330 mg për 100 ml, më shumë sesa katërfishi i limiteve të lejuara për të drejtuar një automjet, prej 80 mg.

O’Riordan, e cila kishte anuluar një tur me grupin e ribashkuar “Cranberries” në vitin 2017 për shkak të një problemi në shpinë, ndodhej në Londër për të regjistruar këngët e radhës. Ajo u gjet e zhytur në ujë, me fytyrën lart në vaskën e tualetit, nga një shërbyese. Në momentin kur ekipet e emergjencës mbërritën në hotel, policia po përpiqej ta risillte në jetë duke performuar “CPR”-në, por pa ia dalë dot dhe në orën 9:16 u shpall e vdekur.

Nuk ka asnjë provë dhe kështu vdekja e saj është aksidentale. Nuk kishte ndër mend ta ndërmerrje një hap të tillë, pra me sa duket është thjesht një aksident tragjik”, – deklaroi një zëdhënës.