MENU
klinika

Elseid Hysaj

Kërkon rrogë të lartë, në dyshim rinovimi

15.09.2018 - 11:56

Rinovimi i Elseid Hysajt me Napolin mund të bllokohet dhe ky nuk është një lajm i mirë për futbollistin shqiptar. Rroga e tij aktuale është shumë e vogël, pasi ai është i 12-i në listën e më të paguarve në klub, ndonëse është titullar i paprekshëm.

Shkak janë bërë kërkesat e tepruara të menaxherit të Hysajt, Mario Giufredi, në ditët e para të negociatave me klubin e Napolit rreth rinovimit të mundshëm të akordit me palëve.

Sipas “RAI Sport”, Giufredi ka filluar menjëherë me kërkesa shumë të larta financiare, duke marrë shkas nga një ofertë që i kishte mbërritur futbollistit në verë.

Elseid Hysaj dhe Milinkovic-savic
Elseid Hysaj dhe Milinkovic-savic

Asokohe, Chelsea i ofronte një rrogë prej 4 milionë eurosh futbollistit, ndaj për rinovimin e kontratës që mbaron pas 3 vitesh, Giufredi ka kërkuar një shifër fillestare prej 3 milionë eurosh në vit.

Por kjo ka bërë që Napoli të mbyllë menjëherë diskutimin, pasi nuk mendon t’i ofrojë lojtarit një rrogë aq të lartë, duke llogaritur se për momentin ai përfiton pak më shumë se 1 milion euro në vit.

Kësisoj, diskutimet e rinovimit janë në vendnumëro dhe, nëse përfaqësuesi i lojtarit nuk ul pretendimet, në muajt në vazhdim as që do të ketë ndonjë bisedë tjetër për firmën në kontratën e re.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN