Kombëtarja shqiptare e futbollit, mosha U-19, e drejtuar nga trajneri Nevil Dede, ka fituar me rezultatin e pastër 2-0 në ndeshjen miqësore që ka zhvilluar sot ora 12:00 në Tuz të Malit të Zi, ndaj bashkëmoshatareve malazeze.
Golat u shënuan nga sulmuesja Mesuare Begallo. Përfaqësuesja jonë është grumbulluar prej datës 23 shtator në qytetin e Shkodrës, ku po përgatitet për turneun zyrtar që do të zhvillohet në Hollandë, i vlefshëm për parakualifikueset e Europianit U-19 të femrave.
Shqipëria bën pjesë ne grupin e 10-të së bashku me Holandën, Poloninë dhe Bjellorusinë. Femrat U-19 do të zhvillojnë këto përballje:
3 Tetor ora 19:00 Hollandë-Shqipëri
6 Tetor ora 12:00 Poloni-Shqipëri
9 Tetor ora 19:00 Shqipëri-Bjellorusi