MENU
klinika

Të besuarit e Erjon Bogdanit

Kombëtarja U-19 fiton miqësoren ndaj Islandës

08.09.2018 - 21:22

Kombëtarja shqiptare e futbollit mosha U-19, e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani, ka fituar me rezultatin 1-0 në ndeshjen miqësore ndaj përfaqësueses së Islandës, zhvilluar sot në orën 16:00 në stadiumin “Roza Haxhiu” të qytetit të Lushnjes.

Kuqezinjtë kanë zhvilluar një ndeshje të mirë dhe kanë arritur fitoren falë golit të sulmuesit Ernest Muci, shënuar në fundin e pjesës së dytë në minutën e 45-të. Shqipëria do të zhvillojë edhe një ndeshjë miqësore ndaj kombëtares U-19 të Islandës në datën 10 shtator ora 16:00 në stadiumin “Elbasan Arena” Elbasan.

Përfaqësuesja jonë e filloi ndeshjen me këtë formacion: Alla, Isufi, Kalaj, Dragoshi, Pllumbi, Rama, Koci, Lico, Oshafi, Gavazaj, Halili.