Përfaqësuesja e Kosovës e ka nisur me barazim 0-0 këtë fushatë të parë të kompeticionit Liga e Kombeve, pasi në transfertë ndaj Azerbajxhanit nuk ka mundur dot të bëjë asgjë më shumë se të mbajë të paprekur portën e mbrojtur nga Ujkani.
Ashtu sikurse Azerbajxhani, edhe Kosova renditen në Grupin 3 të Ligës D, Ishujt Faroe dhe Malta. Të pafuqishme kanë qenë tentativat e Kosovës për të shënuar në portën e Azerbajxhajnit.
Eshtë rrezikuar mbrojtja e udhëhequr nga kapiteni Samir Ujkani, e mbështetur nga Vojvoda e Paqarada nga krahët ndërsa Rrahmani dhe Aliti në qendër. Asgjë nuk ka servirur as ofensiva duke startuar që nga mesfusha, me Shalën e Kryeziun si shkatërrues, për të vijuar me sulmin me katërshen Zhegrova, Celina, Zeneli dhe Muriqi.
Azerbajxhan-Kosovë 0-0
Azerbajxhani: Agayev, Garayev, Abbasov, Pashayev, Medvedev, Madatov, Makhmudov, Gurbanov, Shedaev, Almeida, Hyseynov.
Kosova: Ujkani, Vojvoda, Paqarada, Rrahmani, Aliti, Shala, Kryeziu, Celina, Zhegrova, Zeneli, Muriqi.