MENU
klinika

Ndizet dueli për talentin

Kosova më afër shqiptarit të Bayernit

03.09.2018 - 18:22

Që kur u bë pjesë e ekipit të parë të Bayern Munchen, talenti shqiptar Meritan Shabani ka filluar të bëhet “mollë sherri” mes Shqipërisë dhe Kosovës për ta afruar në përfaqësuese.

Pak ditë më parë, trajneri i Shpresave, Alban Bushi, u shpreh se me të ka pasur kontakte dhe se është shumë pranë Kombëtares shqiptare. Megjithatë, duket se e vërteta është krejt ndryshe.

Nga ana tjetër, Panucci tha se Shabani ende nuk ka vendosur se ku do të luajë, ndërkohë që ditën e sotme, trajneri i Kosovës, Bernard Shalandes, u shpreh se e ardhmja e tij me shumë gjasa do të jetë Kosova.

meritan shabani
meritan shabani

“Kam qenë për drekë me familjarët e tij. Shabanit i duhet edhe pak kohë për të vendosur, por mund të them se është shumë pranë Kosovës”, – u shpreh Shalandes.