MENU
klinika

"Fadil Vokrri" inagurohet me festë

Kosova, vjen fitorja e parë në ndeshje zyrtare

10.09.2018 - 23:06

Historike për futbollin e Kosovës. Nisi si një festë dhe e tillë u mbyll deri në fund. Çdo gjë filloi nga tribunat, aty ku tifozët “Dardanët” kishin përgatitur një koreografi mbresëlënëse me portretin e presidentit të ndjerë të Federatës Kosovare të Futbollit, Fadil Vokrri.

Pastaj kur lojtarët u thirrën në apel, ia dolën dhe morën një fitore me shumë vlerë. Kosova pas barazimit në ndeshjen e parë, ka fituar në këtë sfidë të dytë të Uefa Nations League, përballë modestëve të Ishujve Faroe me rezultatin 2-0.

Që në minutat e para, ishin vendasit ata që kontrollonin lojën.  Por në ndryshim nga pjesa e parë, e dyta është me konkrete. Pas një serie tentativash, në minutën e 50’ Kosova do e gjente golin me anë të Arbër Zenelit, i cili me një goditje të bukur e çoi topin në rrjetë.

Nuk vonoi shumë dhe Kosovë e dyfishoi rezultatin. Këtë herë ai që shënon do të ishte Atdhe Nuhiu që nuk e gaboi topin e pasuar nga Amir Rrahmani. Deri në fund Kosova nuk lëshon terren dhe merre një tre pikësh me shumë vlerë në këtë kompeticion të ri.

Pas kësaj fitore, përfaqësuesja e Kosovës shkon në krye të grupit, pasi përballja tjetër mes Azerbjaxhanit dhe Maltës u mbyll në barazim 1-1. Kjo ishte sfida e parë zyrtare ndërkombëtare për Kosovën që e zhvillonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova: Ujkani, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli, Shala, Kryeziu, Rashica, Avdijaj, Zeneli, Nuhiu; Trajner: Challandes B.

Ishujt Faroe: Nielsen, Vatnhamar, Gregersen, Nattestad, Davidsen, Bartalstovu, Hansson, Joensen, Sorensen, Olsen, Edmundsson; Trajner: Olsen L.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN