MENU
klinika

Ankimimi i Fatmir Hoxhës

KPA rishqyrton çështjen e gjykatësit të shkarkuar nga vettingu

07.09.2018 - 19:25

Fatmir Hoxha, ishte një tjetër gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, i cili nuk mund të kalonte provën e madhe të Vettingut, për shkak se nuk mund të justifikonte pasurinë e tij.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit(KPK) e shkarkoi menjëherë këtë të fundit në maj të këtij viti.

Pas apelimit të çështjes në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit(KPA), tashmë është vendosur që ajo do të rishqyrtohet më 25 shtator.

Sipas njoftimit të KPA, trupa gjykuese do të përbëhet nga Kryesues Albana Shtylla, Relatore Ina Rama dhe anëtarë Luan Daci, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz.

Njoftimi i plotë

Ditën e martë, datë 25.09.2018, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja nr. 7/2018 (JR) datë 09.07.2018 për ankimin që subjekit i rivlerësimit z. Fatmir Hoxha ka bërë kundër vendimit nr. 18, datë 10.05.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

Trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarët:

Kryesues: Albana Shtylla

Relator: Ina Rama

Anëtarë: Luan Daci, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkarkoi nga detyra me shumicë votash gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha.

Në seancën dëgjimore, trupa e vettingut konstatoi se gjyqtari nuk justifikonte një pjesë të financimit të blerjes së apartamentit të tij.