04.09.2018 - 11:51
Partia Demokratike është kundër tezës së korrigjimit të kufijve të Kosovës.
Përmes një deklarate për mediat, PD lajmëron se po përgatit një rezolutë në mbështetje të qëndrimit të forcave politike në Kosove për mosndryshimin e kufijve.
Rezoluta që po përgatit Partia Demokratike mbështet fuqimisht reformat që sigurojnë anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe Bashkimin Europian.
“Rezoluta e Partise Demokratike mbeshtet fuqimisht ruajtjen e formes unitare të qeverisjes në Republikën e Kosovës”, thuhet në deklaratë.
M.H
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Seanca e jashtëzakonshme