MENU
klinika

Kategoria Superiore, java 6

Kukësi fundos Luftëtarin, Laçi shtang Kamzën

29.09.2018 - 17:46

Kanë përfunduar dy ndeshjet e orës 15:45 në Kategorinë Superiore, ku janë shënuar nga një gol në secilën, por me shumë vlera për ekipet fituese. Kështu, Kukësi ka fituar 1-0 ndaj Luftëtarit në Elbasan, ndërsa Laçi ka shtangur 1-0 Kamzën në fund.

Verilindorët fituan të drejtën e një 11-metërshi në mesin e pjesës së dytë, pasi Cuculi u ndal në mënyrë të parregullt nga Ramadani. Rexhinaldo mori përsipër ekzekutimin dhe nuk gaboi, duke  kaluar të tijtë në avantazh.

Pak sekonda më vonë miqtë pretenduan për një 11-metërsh, për prekje të topit me dorë nga Cuculi, por kryesori nuk ishte i këtij mendimi. Gjirokastritët e rritën presionin dhe kishin më shumë iniciativë, por nuk arritën dot që të mposhtnin Stivi Frashërin.

Kukësi shkon në kuotën e 13 pikëve dhe arri Partizanin në klasifikim dhe tani përgatitet për takimin me korçarët në mesjavë. Në anën tjetër Luftëtari mbetet në vendin e fundit me vetëm 3 pikë.

KUKËSI – LUFTËTARI    1-0

Rexhinaldo 49′ (11-m)

Kukësi: Frashëri, Maliki, Shameti, Cuculi, Zguro, Ethemi, Limaj (Dzaria 71′), Shkodra, Melo (Çyrbja 79′), Shafik Tigruxha (Shpehar 46′), Rexhinaldo. Trajner: Armando Cungu.

Luftëtari: Ruçi, Liçaj, Rapa, Hoxha, Xhekson, Ramadani (Dunga 77′), Rapo, Milosavljev, Radoviç (Hyseni 69′), Ymeraj, Shkurtaj. Trajner: Gentian Mezani.

Kartonë të verdhë: Rexhinaldo 43’/ Ramadani 48′, Hoxha 50′

Laçi ka arritur që të mundë Kamzën në shtëpi nga një gol në sekondat e fundit të ndeshjes Kamën. Skuadra e Klodian Duros nuk ka mundur që t’i bëjë rezistencë ekipit të Mërgjyshit, që është treguar kërkuese deri në sekondat e fundit, ku ka gjetur dhe golin.

Një ndeshje mjaf të ekuilibruar, por edhe të luftuar. Skuadrat ishin të vendosura mirë në fushën e lojës dhe kujdeseshin më shumë që të mos pësonin. Vendasit ishin disi më të rrezikshëm, pasi me Martinenën tentuan që të ngacmonin më shumë në portën e Selmanit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, java 6

Derbi, Partizani “skuq” kryeqytetin