MENU
klinika

Trashëgimia Kulturore

Kumbaro ‘harron’ Gjirokastrën

29.09.2018 - 12:54

Ka mjaftuar vetëm një parakalim i nxënësve të shkollave 9-vjeçare pranë zonës muzeale në Gjirokastë dhe gjithçka ka përfunduar me kaq në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore.

Qyteti i gurtë konsiderohet një nga qytetet që ka numrin më madh në vend të Monumenteve të Kulturës, kulteve shekullore fetare, apo siteve arkeoligjike dhe muzeve të ndryshëm, por ndryshe nga vitet e kaluara ato nuk kanë qënë të përfshira në programin e ditës së sotme, që nuk ka zgjatur me teper se 15 minuta.

Kjo tregon përkushtimin dhe vëmendjen e instancave përkatëse ndaj kësaj trashëgime dhe kulture që mjaft vende të botës do ta kishin zili.

Sot është dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore dhe ne përpiqemi të njohim brezin e ri për vleerat dhe historinë që ato mbartin”është shprehur Drejtori i Monumenteve në Gjirokastër Albert Kasi.”Mesazhi që jepet sot nëpërmjet këtij aktiviteti modest është njohja e Trashëgimisë duke performuar dhe krijuar atmosferë që të rikujton historinë,që në fakt qyteti ynë e ka sa aq të lashtë,unike, e sigurisht plot vlera”

Në punimet e realizuara nga vetë nxënësit e shkollave janë paraqitur banesat karakteristike të qytetit, zona muzeale e sigurisht simboli i qytetit te gurtë, kështjella Argjiro.

Nën tingujt e bandës frymore të qytetit të vetmit që kanë ndjekur këtë parakalim që në fakt i dha një tjetër pamje Qafës së Pazarit, ishin vetëm kalimtarët e rastit, tregtarët si dhe turistët të cilët kanë durtrokitur këtë parakalim ku mesazhi i dhënë dhe realizimet e kryera nga këta të rinj, ndoshta janë në kontradiktë me situatën që po kalon sot zona muzeale e qytetit dhe lagjet e vjetra e historike të saj.