MENU
klinika

Grupi A dhe B

Kupa nuk ka surpriza në turin e parë

12.09.2018 - 18:42

Janë luajtur sot ndeshjet e turit të parë eliminator të Kupës së Shqipërisë, ku në fushë kanë zbritur të gjitha skuadrat e Kategorisë Superiore, ku përballë kanë pasur kundërshtarë nga Kategoria e Parë.

Kështu, Skënderbeu, Luftëtari, Partizani e Kamza kanë arritur të lehtësojnë rrugën për në turin e dytë, ndërkohë që Dinamo u mund në shtëpi nga Egnatia me rezultatin 0-1.

Barazim janë mbyllur ndeshjet Korabi-Kastrioti dhe Burreli-Vllaznia me rezultatin 1-1 të dyja.  Ndeshjet e kthimit, do të luhen pas 2 javësh. Edhe ndeshjet e turit të dytë, do të jenë me sistemin vajtje-ardhje. Ndeshjet e vajtjes do të luhen në datën 23 janar, ndërsa në datën 6 shkurt, luhen ndeshjet e kthimit.

GRUPI A

Veleçiku-Skënderbeu 0-3

20’Gripshi, 67’Ajzeraj, 81’Oto Xhon

Vora-Luftëtari 0-4

14’Hyseni, 43’Mone, 59′ Cekaj, 83’Oshafi

Tërbuni-Partizani 0-1

6′ Çinari  

Besa-Kamza 0-2

22′, 72’Teqja

Burreli-Vllaznia  1-1

90’Xhixhua/ 48’Silvio Zhunior

Korabi-Kastrioti 1-1

10’Gallego/ 12’Lika (p)

Dinamo-Egnatia 0-1

63’Broshka

Besëlidhja-Erzeni 2-0

47’ Fetaj, 84’ Pasha

GRUPI B

Oriku-Kukësi 1-2

67’Kongjoni / 6′, 52′ Et’hemi

Naftëtari-Laçi 0-5

25’Patrisio, 31′,81′ Mersinaj, 66’Smaçi, 89’Berisha

Shkumbini-Flamurtari 0-1

93’Alvesh

Turbina-Teuta 0-3

40’Peqini, 58’Kruja, 60′ Shkalla

Shënkolli-Lushnja 1-2

40′ Përgjini / 74’Alcani (ag), 86’Ademi

Iliria-Tirana 1-4

8’Xhabrahimi/ 31′, 48′ Kobina, 44’Turtulli, 75’Blazhevski

Tomori-Bylis 2-1

2’Dobra, 36’Shaqe / 85’Liçkollari

Pogradeci-Apolonia 0-1

66’Mehmeti