MENU

Nga Hysaj e Xhaka, te Basha e Hyka

Kuqezinjtë: S’ishte perfekte, s’mbaron këtu!

08.09.2018 - 00:01

Pas fitores së parë 1-0 ndaj Izraelit në Ligën e Kombeve, kanë folur thuajse të gjithë protagonistët e suksesit, që nga Hysaj që s’ka problem nga kritikat, Xhaka me që tregon se kush i tha  ë gjuante për gol dhe në fund Hyka që nuk e priste shiritin e kapitenit.

ELSEID HYSAJ

“Ishte e detyrueshme fitorja pas ndeshjeve të qershorit dhe më vjen keq që nuk fituam më shumë. Rasti që humba do të më mbetet në kokë për shumë kohë, por duhet të shohim nga ndeshja tjetër.

Nuk e di si e humba rastin, shpeshherë tregohem i saktë para porte, edhe pse dal pak. Më hutoi portieri, isha në dilemë për ta pasuar. Ai lëvizi majtas dhe vendosa të godas.

E godita keq, pasi isha me dy mendje. Gjithsesi, rëndësi ka që fituam. Në Skoci shkojmë për të fituar, por një pikë na kënaq. Synojmë kreun e grupit dhe duhet të bëjmë gjithçka që t’ia dalim.

Kritika? Nuk ndikojnë tek unë, pasi unë jam më të mirën për Kombëtaren, por njerëzit që flasin atë punë kanë. Nuk kanë si e shtyjnë ndryshe kohën. Kemi dhe ndeshje tjetër shumë të fortë dhe duhet të harrojmë këtë ndeshje.”

BEKIM BALAJ

“Kam akoma shumë më shumë për të bërë. Sot nuk arrita as të shënoj, por gjithsesi më kënaq fitorja. Jam shumë i lumtur për faktin se ndihmova skuadrën, pasi dhashë maksimumin për fanellën dhe për shokët e skuadrës, pasi kishin nevojë.

Isha shumë larg golit, kjo dhe për shkak të skemës në pjesën e dytë, kur kaluam me 5 mbrojtës. Gjithsesi, nuk e kam mendjen vetëm aty, pasi mendoj se rezultati është kryesor.

Kishim më shumë dëshirë në pjesë ët dytë dhe arritëm të gjenim dhe golin. Guri apo Balaj? Atë e vendos trajnerin.”

SINDRIT GURI

“Ndihem shumë mirë dhe do mundohem të jap më të mirën të kap Kombëtaren. Edhe sot dhashë më të mirën dhe do të provoj ta bëj gjithmonë. Fituam një ndeshje dhe shpresoj të vijë goli, që sot mungoi por besoj se vjen shpejt.

Më mbeti pishman që nuk u rrëzova te njëri rast ku më pengoi mbrojtësi. Ishte 100% penallti dhe bëra shumë gabime që nuk u rrëzova. I njëjti mbrojtës më ka shkaktuar penallti edhe në miqësore kur luajtëm ndaj Haifas.

Ndërrimi? Të them të drejtën nuk e prisja direkt, por janë vendim të trajnerit dhe bëri mirë, pasi ndrsyhoi loja. Për mua pak rëndësi ka kush luan pasi është ekip kombëtar. Suksesi i ekipit është mbi të gjitha. Çdo lojtar ka kohën e vet”.

THOMAS STRAKOSHA

“Jam shumë i lumtur, bëra një ndeshje shumë të mirë. Por fitorja nuk vjen nga një futbollist, por nga forca e grupit. Jam shumë krenar që jam pjesë e këtij grupi dhe të shikojmë përpara.

Jemi optimistë për të ardhmen dhe dua shumë dhe shpresoj që të vazhdojmë me këto ritme. Nuk mendova asgjë te rasti i Gjimshitit. Ishte gjithçka instiktive dhe falë zotit nuk u fut topi në rrjetë.

Në pjesën e dytë, Panucci na kërkoi të luanim topin më shpejt dhe të shënonim. Dihej sa e rëndësishme ishte kjo fitore dhe të vazhdojmë kështu edhe në Skoci”.

TAULANT XHAKA

“Babai më tha të godas, pasi do të shënoj dhe ashtu bëra në të vërtetë dhe shënova. Jam i kënaqur, pasi është goli im i parë në Kombëtare dhe kemi luajtur shumë mire, duke marrë fitore të rëndësishme.

Polemikat me Panuccin? Nuk kam probleme me të, pasi më ka dhënë besim dhe unë arrita të shënoja këtë gol të rëndësishëm.

Besoj se ndeshja ka qenë shumë i mirë dhe luajtëm futboll të vërtetë. Ndaj Skocisë do të jetë një lojë ndryshe”.

ENIS GAVAZAJ

“Në lojë u futa që të bëja më të mirën dhe atë bëra. Mora urime nga trajneri dhe shpresoj që edhe në ndeshje të tjera të bëjë të tilla paraqitje, madje edhe më të mira se kaq.

Në pjesën e parë kisha më shumë hapësira dhe ndoshta nuk kanë pasur shumë informacione për mua, ndërsa në pjesën e dytë nisën të më njihnin. Jam i kënaqur me veten time, por duhet të punoj ende”.

MIGJEN BASHA

“Kur ke lojtarë me experience, ndihmon më shumë se kur ke vetëm lojtarë të rinj. Kemi bërë disa ndeshje jo të mira dhe duhej të reagonim dhe besoj se sot reaguam shumë mirë. Në fund, 3 pikë janë me rëndësi.

Unë nuk e kam problem sistemin e lojës pasi mundohem ta përgatis që para ndeshjes lëvizjen e lojtarëve. Pavarësisht nëse luaj me topa të gjatë apo shkurt, sidomos sot që kishim 3 para dhe kisha shumë shanse të ndërroja lojën.

Kartoni i verdhë? Doja të mbroja topin, por nuk arrita dhe bëra faull. Nuk mendova që do merrja karton që në faullin e parë, por arbitri më ndëshkoi dhe shyqyr nuk mora tjetër.”

JAHMIR HYKA

“Nuk e dija se do të isha kapiten dhe e mësova para ndeshjes. Për mua nuk do të thotë gjë e madhe, pasi e rëndësishme ishte të nisnim me këmbë të mbarë këtë kompeticion.

Në fillim nuk provova shumë e më vonë doja të fitoja besim e të luaja një kundër një. Megjithëse nuk ishte lojë perfekte, jemi të kënaqur me rezultatin.

Pas miqësoreve që kishim me rezultate jo të mira, e dinim që duheshin rezultate të mira sot dhe e bëmë në një farë mënyre. Kishim raste ne, por edhe ata. Ishte fitore e merituar.

Si unë, edhe Hysaj, duhej të shënonim. I thashë edhe Balajt që duhet të shënojmë pasi jemi me rrezik, por patëm fat dhe nuk pësuam.”

xhaka gol on Vidnews.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trajneri për fitoren ndaj Izraelit

Panucci: Vlejnë zyrtaret dhe jo miqësoret!