MENU
klinika

Kursi i këmbimit

Leku mbyll javën në rënie

28.09.2018 - 13:36

Leku e ka mbyllur në rënie javën në kursin e këmbimit valutor. Sipas kursit zyrtar të këmbimit, monedha vendase humbi pikë për të dytën ditë radhazi në kursin me euron. Monedha europiane u forcua lehtë me 0.05 pikë dhe u këmbye të premten në vlerën e 126.29 lekëve. Luhatjet e kursit euro-lek ngelen mjaft të kufizuara dhe ndërhyrja në treg e Bankës së Shqipërisë, e nisur që në qershor, po rezulton e efektshme në qëllimin e vet.

Leku humbi pikë të premten edhe në kursin me dollarin amerikan. Monedha e gjelbër u mbiçmua për të dytën ditë radhazi, duke pasqyruar ecurinë e saj kundrejt euros në tregjet ndërkombëtare. Dollari fitoi gati një pikë dhe u këmbye me 108.75 lekë. Paundi britanik gjithashtu u forcua me gjysmë pikë dhe arriti ta mbyllë javën në kufirin e 142 lekëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Java në kursin e këmbimit

Euro në revansh të ngadaltë

Kursi i këmbimit

Euro forcohet më tej