MENU

Bisedime për një tjetër aleancë

Liderat evropianë kundër populistëve

10.09.2018 - 14:44

Kreu i grupit liberal në Parlamentin Europian Guy Verhofstadt tha të dielën se po kërkon një aleancë me partinë politike të Presidentit francez Emmanuel Macron për zgjedhjet evropiane në maj në një përpjekje për të kundërshtuar populistët.

Në një intervistë të botuar nga gazeta franceze Ouest France, ish-kryeministri belg tha se është gati që liberalët evropianë dhe La Republique en Marche, partia e krijuar nga Macron, të ndërtojnë së bashku një alternativë ndaj populizmit.

I pyetur për një aleancë, Christophe Castaner, kreu i La Republique en Marche, hodhi poshtë komentet e Verhoftsadt. “Ne nuk jemi të gatshëm për një aleancë” i tha ai të dielën Reuters.

Si udhëheqësit italianë dhe hungarezë janë takuar dhe kanë theksuar vizionin e tyre të përbashkët.

Partitë pro-evropiane kanë për qëllim të luftojnë përpara zgjedhjeve të Parlamentit Europian në maj.

“Lufta në vitin 2019 do të jetë një luftë midis populistëve nacionalistë në njërën anë dhe një alternative pro-evropiane” tha Verhofstadt për Ouest France.

Kreu liberal tha se secila parti do të bënte fushatë së bashku me propozimet e përbashkëta, por do të mbante identitetin e saj.

“Qëllimi është të krijojmë një grup vendimtar në parlamentin e ardhshëm, që do të ishte një mjet për të ndalur valën nacionaliste”, tha ai.

Grupi i katërt më i madh në Parlamentin Europian, me 68 deputetë nga 751, është duke e takuar të sapoardhurin në skenën evropiane për t’u bashkuar me radhët e saj dhe për të fituar ndikim pas zgjedhjeve të majit.

Këtë verë, Castaner vizitoi Evropën për të kërkuar aleatë përpara zgjedhjeve. Ai pati një takim me Verhofstadt të martën e kaluar.

Tetë muaj para votimit, Macron e ka pozicionuar veten si kundërshtari kryesor ndaj nacionalistëve evropianë.

Të enjten ai i bëri thirrje Partisë Popullore Evropiane, grupit konservator në Parlament për të sqaruar qëndrimin e saj.

Ndërkohë Makron, ndodhet në një lloj tensioni me ministrin e brendshëm italian, Matteo Salvini, me të cilin ka pasur disa përplasje, kryesisht mbi çështjen e emigracionit.

Edhe kërkesa e grupit liberal të Evropës vjen pasi Matteo Salvini ka bërë thirrje për krijimin e “Ligës së Ligave”, bashkimin e gjithë populistëve në Evropë. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN