MENU

Referendumi në Maqedoni

Macron: Marrëveshja e Prespës, vendimtare për Maqedoninë

22.09.2018 - 11:08

Presidenti francez Emmanuel Macron ka folur për referendumin e 30 shtatorit në Maqedoni. Ai i ka bërë thirrje qytetarëve maqedonas që të marrin pjesë masivisht në referendum dhe të votojnë pro marrëveshjes së Prespës. 

Në një videomesazh, presidenti Macron shprehet se marrëveshja me Greqinë siguron të ardhme për vendin dhe garanton rrugën drejt integrimit në strukturat euro-atlantike.

Ai shton se beson në vizionin e qytetarëve të Maqedonisë. Macron bëri thirrje për ta mbështetur referendumin për çështjen e emrit.

Presidenti francez thekson se kjo marrëveshje është edhe rezultat i guximit të dy kryeministrave, Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaevit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Më 30 shtator është caktuar referendumi

Tsipras: Referendumi në Maqedoni do të jetë i suksesshëm