MENU
klinika

Kombëtarja U-15

Maqedonia fiton përsëri ndaj Shqipërisë

20.09.2018 - 18:39

Shqipëria U-15 e drejtuar nga trajneri Eqerem Memushaj është mundur 1-0 nga fqinjët e Maqedonisë në miqësoren e zhvilluar sot në orën 16:00 në stadiumin “Biljanini”në Ohër.

Kjo është miqësorja e dytë në kuadër të dy ndeshjeve të planifikuara miqësore. Ndeshja e parë u zhvillua në datën 18 shtator në Korçë ku humbëm me rezultatin 1-2.

Kuqezinjtë e U-15 kanë rivalizuar përballë bashkëmoshatarëve të tyre, por nuk kanë mundur të jenë të saktë dhe të finalizojnë. Golin e fitores Maqedonia e shënoi me penallti në ’66 me anë të Stojanovskit.

kombetarja u15 korce

Përfaqësuesja jonë e filloi ndeshjen me këtë formacion: Ujka,Kreka, Rahimi, Stafa, Cupi, Bajraktari, Kote, Strefaj, Ndreu,Çereni, Karaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dy miqësore me Maqedoninë

Memushaj shpall listën e Kombëtares U-15