MENU
klinika

Mbrojtësi i Kombëtares

Mavraj kritikon trajnerin: Aspak human!

13.09.2018 - 21:23

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, ka kritikuar ashpër ish-trajnerin e tij në Hamburg, Christian Titz, në një intervistë të dhënë së fundmi për mediet gjermane.

“Në aspektin human, ky trajner është katastrofë. Nuk mund të fajësoj të tjerët, pasi shumica aty kanë ndihmuar për të parë ekipin e suksesshëm,”– ka thënë 32 vjeçari shqiptar.

Mbrojtësi qendror në vitin 2017 ka rezultuar vendimtar në sfidën e fundit kundër Wolfsburgut, edhe pse shumicën e kohës ka bërë rolin e spektatorit. Por as ajo sfidë nuk e bindi trajnerin për cilësitë e shqiptarit.

mergim mavraj

Në vitin 2018 erdhi largimi i tij për tek ekipi i dytë i Hamburg-ut, pasi trajneri nuk dëshironte ta kishte më në ekip të parë. Mavraj tregon se është ende i paqartë për arsyet e këtij dëbimi.

“Ai nuk bisedoi ndonjëherë me mua për këtë çështje, të më shpjegonte arsyet që e shtyn ta bënte. Në lidership, disa njerëz dështojnë në çdo nivel. Si një nga të paktët në atë ekip, zoti Titz nuk guxoi për të ndihmuar ekipin.”

Qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare i është bashkuar në korrik klubit grek Aris Thessaloniki, pasi prishi kontratën me HSV. Në ekip është edhe Migjen Basha, ndërsa më parë kanë luajtur edhe shumë futbollistë të ekipit kombëtar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Transferimi i mbrojtësit kuqezi

Zyrtare, Mavraj i bashkohet Bashës