MENU
klinika

Detajet

Mblidhet sot Asambleja Kombëtare e PS-së, temat për diskutim

07.09.2018 - 09:19

Sot do të mblidhet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste në orën 10:00, ndërsa nuk do të mungojë fjala edhe e kryeministrit Edi Rama, njëherësh kreu i PS-së.

Fjala e kryeministrit konsideroret me rëndësi sa i përket dhe marrëdhënies me opozitën.

Mësohet se priten ndryshime në sekretariatin e PS-së, ku  koordinatorja kombëtare për bashkëqeverisjen me qytetarët, do të jetë Elisa Spiropali, e cila, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, do të paraqesë Raportin Kombëtar të Procesit të Bashkëqeverisjes deri më datë 31.08.2018.

Po ashtu, do të ketë dhe një raport mbi llogaridhënien publike të qeverisë “Puna për Shqipërinë që duam”, ku çdo ministër është ballafaquar me grupet e qytetarëve dhe shqetësimet që janë shprehur në to.

RENDI I DITËS NË ASAMBLE

1. Raport Kombëtar i Llogaridhënies Publike të Qeverisë “Puna për Shqipërinë që Duam”.

2. Raport i Grupit të Punës së Asamblesë Kombëtare të Partisë “Mbi performancën e përfaqësuesve të PS në qeverisjen vendore”

3. Udhëzim për fillimin e procedurave për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Këshillave Bashkiakë për zgjedhjet vendore 2019.

4. Raporti Kombëtar i Bashkëqeverisjes deri më 31.08.2018

5. Raport mbi punën e Grupit Parlamentar të PS në dy sesionet e para të legjislaturës së IX.

6. Informacion mbi punën e strukturave vendore të partisë në raport me Axhendën Politike Vjetore të Partisë.

7. Udhëzim për fillimin e Fushatës Kombëtare “E gjithë vëmendja tek njerëzit”

8. Miratimi i strategjisë “Partia Socialiste për ty”

9. E drejta e votës për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

10. Vendim për unifikimin e regjistrit digjital të PS.

 

M.H

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN