Marrëdhënie mes futbollistëve dhe tifozëve është një pjesë thelbësore e futbollit. Jo vetëm në aspektin e spektaklit dhe biletave të shitura, por mbi të gjitha në aspekt personal.
Sjellja e tifozëve për një futbollist të veçantë është e lidhur ngushtë me paraqitjen e tij në fushën e lojës, por Hector Bellerin shton se nuk bëhet fjalë vetëm për mënyrën e të luajturit, por edhe me paraqitjen e jashtme.
“Ndonjëherë, disa tifozë, arrijnë me të vërtetë të jenë shumë ofendues në atë që thonë. Pjesa më e madhe e këtyre ofendimeve janë online, por ka edhe nga ato në stadium. Mua më ofendojnë sepse nuk jam si gjithë të tjerët, tifozët më thërrasin lesbike! Kur nuk luaj mirë situata bëhet e papërballueshme,” – tha mbrojtësi spanjoll i Arsenal.
Më pas, Bellerin shton: “Jam mësuar me ofendime të tilla, por ndonjëherë më shqetësojnë shumë. Problemi është se tifozët nuk të gjykojnë vetëm për atë që ndodh në fushën e lojës, por edhe për mënyrën si vishesh apo mban flokët.”