MENU
klinika

Pranimet në universitet

Më pak aplikantë në universitetin “Eqerem Çabej”

07.09.2018 - 15:37

1220 të rinj kanë aplikuar pranë universitetin “Eqerem Çabej” në Gjirokastër në përfundim të fazës së parë të rregjistrimit. Një shifër kjo tejet ulët krahasimisht me vitin e kaluar. Sipas të dhënave të depozituara në zyrën e regjistrimit rezulton se 40% e aplikantëve kanë një mesatare nën 6, të cilët do jenë pjesë e programeve 2 vjeçare të miratuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Rinisë.

Zv/rektori Jani Dine thotë se rregjistrimet apo preferencat më të shumta janë në degët infiermeri apo menaxhim turizëm, degët të cilat edhe gjatë vitit të kaluar rezultojnë se kanë qenë më të përzgjedhurat.

“Universiteti ynë ka shtuar shanset e studimeve me 29 programe. Shpresojmë që numri i regjistrimeve të pësojë rritje në mënyrë që ky institucion i arsimit të lartë të ruajë emrin e mirë që ka pasur ndër vite”

Të dhënat për 1220 rregjistrime konsiderohen shqetësuese pasi pjesa dërmuese e aplikantëve e kanë një zgjedhje të dytë pasi janë regjistruar edhe pranë universiteteve të kryeqytetit ku sigurisht mbeten preferencë e parë. Ajo që bie në sy është se universiteti “Eqerem Çabej” nuk ngjall më interes as tek të rinjtë e rretheve të tjera që kanë afër Gjirokastrën. Degë si matematikë-fizikë, gjuhë dhe kulturë italiane apo qytetërim grek janë shëndrruar në të padëshiruara. Universiteti preku vitin e kaluar dhe rekordin më të ulët të studentëve që zgjodhën të vazhdonin studimet në Gjirokastër, vetëm 296 persona.

Përgatiti E.B.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Dyfishim i vizitorëve në atraksionet gjatë gjithë vitit

“Travel and Tour World”: Bumi turistik i Përmetit!

Do hetohen shkaqet që sollën situatën problematike

KLSH nis auditim pas përmbytjeve në Vlorë

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Sarandë

Si në filma, 65-vjeçari goditet për vdekje me shishe në fytyrë