Leo Messi po përballet sot me Champions-in e tij të 15-të. Me përjashtim të edicionit të parë, 2004-2005, ylli argjentinas ka shënuar në katërmbëdhjetë të tjerët.
Më produktiv ishte edicioni 2011-2012, kur shënoi 14 gola, siç ishte edhe sezoni 2014-2015 me 10 gola. Këto vite ai ishte golashënuesi më i mirë dhe fitoi dy trofe. Në sezonin 2008-2009 regjistroi 9 gola, të cilët i shërbyen për të qenë golashënuesi më i mirë.
Messi mbretëroi nga viti 2008 deri në vitin 2012. Gjithsej ka shënuar 100 gola në 125 ndeshje. Pak më parë ai ka shënuar një supergol ndaj PSV-së dhe Barcelona e mbylli 1-0 pjesën e parë falë golit të tij.
TRAAAAAACAAAAAA !!!! pic.twitter.com/mjbJBSTXWs
— Gerard Romero (@gerardromero) September 18, 2018
Ekipi holandez bëhet “viktima” numër 30 e tij në Champions. Më 20 shkurt, Leo rrëzoi një rival tjetër, që i kishte rezistuar atij, Chelseas. Pas nëntë ndeshjeve, skuadra angleze u gjunjëzua para pesë herë fituesit të “Topit të Artë” në “Stamford Bridge”.
Për t’u arritur prej tij në këtë drejtim janë vetëm dy futbollistë: Raul Gonzalez, i cili iu shënoi 33 rivalëve, dhe Cristiano Ronaldo, i cili ka ndëshkuar 32 rivalë. Portugezi ka një impuls në pritje, sepse është ende në aktivitet, madje me oreks të rritur, si pjesë e Juventusit.
Rubin Kazan, Atletico, Inter, Liverpool, Benfica dhe Udinese janë kundërshtarët e vetëm nga 35 të tillë, që ka hasur në Champions, ndaj të cilëve Messi ende nuk ka qenë në gjendje të shënojë. Arsenali është “viktima” e tij e preferuar evropiane. Ai ka shënuar 9 gola në 6 ndeshjet e luajtura kundër “Topçinjve”.