Presidenti Ilir Meta ishte dje i pranishëm në punimet e Asamblesë së OKB në sesionin e 73 të saj.
Meta, gjatë punimeve ka realizuar dhe disa takime me krerë të ndryshëm shtetesh ndër to dhe me presidentin e Polonisë, Andrzej Duda.
Gjatë këtij takimi dy homologët shprehën mbështetje reciproke për kandidaturat e të dy vendeve në Këshillin e Sigurimit të OKB, ndërsa vlerësuan edhe marrëdhëniet dy palëshe.
Meta dhe Duda theksuan se marrëdhëniet Shqipëri-Poloni do të forcohen e intensifikohen në të ardhmen.
“Vlerësoj rritjen e interesit e bashkëpunimit dypalësh në fushën e turizmit. Kënaqësi të konstatoj rritjen gjithnjë në rritje të turistëve polakë në Shqipëri”, tha presidenti Meta.
Përveç këtyre, presidenti Meta ftoi homologun e Polonisë për një vizitë zyrtare në Shqipëri.
“Vizita e Presidentit të Polonisë në Shqipëri do forcojë më tej marrëdhëniet mes dy vendeve”, përfundoi Meta
Nga ana e tij presidenti i Polonisë, pranoi ftesën e Presidentit Meta për të vizituar Shqipërinë.