MENU
klinika

Referendumi i 30 shtatorit

Meta: ‘Shqiptarët e Maqedonisë të votojnë pro referendumit’

18.09.2018 - 17:46

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur sot në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Thaçin. Presidenti Meta dhe kreu i PDSH-së folën në takim rreth situatës në Maqedoni dhe për  referendumin që pritet t’i japë fund problemeve me Greqinë.

Kreu i Shtetit vlerësoi qasjen pozitive të Qeverisë së Maqedonisë për reformat gjithëpërfshirëse si dhe kontributin e rëndësishëm të faktorit politik shqiptar në këto procese shumë të rëndësishme politike që priten të ndodhin tani në Maqedoni.

Faktori politik shqiptar në Maqedoni ka një rol të pazëvendësueshëm për integrimin e vendit. Maqedonia është në një moment tepër të favorshëm dhe optimist pas zgjidhjes së kontestit me Greqinë”, tha Presidenti Meta.

Presidenti  i bëri thirrje shqiptarëve të Maqedonisë që të marrin pjesë në referendumin e 30 shtatorit, pasi me pjesëmarrjen masive dhe me votimin pro referendumit, i hapet rruga Maqedonisë drejt integrimit euro-atlantik.

Shqiptarët në Maqedoni të votojnë “Pro” të ardhmes së sigurt europiane të vendit”, theksoi kreu i shtetit Meta.