MENU
klinika

Presidenti pret tifogrupin e Kombëtares

Meta: Tifozat Kuq e Zi lartësuan flamurin tonë

13.09.2018 - 14:12

Ata janë rikthyer në “Elbasan Arena” për ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve ndaj Izraelit, ku u lumturuan nga fitorja 1-0, edhe pse transferta skoceze ishte e hidhur për ta. “Tifozat Kuq e Zi” janë aset i padiskutueshëm dhe për këtë, edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, i ka pritur në një takim.

Kreu i shtetit nuk ngurron të bëjë tifo nga stadium, kur luan Shqipëria, sikurse e tregoi edhe mbrëmjen e 7 shtatorit, në “Elbasan Arena”, kur pozoi duke bërë “shqiponjën” me De Biasin.

“Tifozat Kuq e Zi” janë frymëzimi i kombëtares tonë dhe padyshim “lojtari i 12-të” i saj. Me dashurinë e jashtëzakonshme për kombin, energjinë e pashtershme dhe qytetarinë e tyre, “Tifozat Kuq e Zi” e kanë lartësuar më së miri flamurin shqiptar në arenat sportive.

ilir meta dhe tifozat kuq e zi
ilir meta dhe tifozat kuq e zi

Motivim i jashtëzakonshëm për yjet e kombëtares sonë dhe adrenalinë e paparë për zemrën e çdo shqiptari që rreh për ngjyrat kuq e zi. Me rastin e 15-vjetorit të themelimit të këtij tifo-grupi, pata sot kënaqësinë të zhvilloja një takim të përzemërt me një përfaqësi të tyre, të cilët i falënderova për kontributin dhe i inkurajova të jenë përherë pranë kombëtares në sfidat e radhës”shkruan Ilir Meta.