MENU
klinika

Kombëtarja U-19

Miqësorja, Islanda merr hak ndaj Shqipërisë

10.09.2018 - 19:29

Në takimin e parë miqësor me Islandën, vetëm pak ditë më parë, Shqipëria U-19 fitoi me rezultat minimal 1-0 me gol të Ernest Muçit, talentit të skuadrës së Tiranës. Pas asaj sfide, trajneri Erjon Bogdani foli me superlativa për të tijtë.

Por, kanë mjaftuar vetëm dy ditë dhe skuadra U-19 kuqezi duket se nuk është ajo që prisnim në lojë dhe rezultate. Në testin e dytë miqësor ndaj Islandës, e zhvilluar në “Elbasan Arena”, skuadra U-19 ka bërë një paraqitje zhgënjyese.

Formacioni i drejtuar nga Erjon Bogdani u mposht me rezultatin e thellë 1-4, duke dhuruar një performancë shumë të dobët. Kuqezinjtë e rinj u kapën në befasi që në minutën e pestë nga Heimison, ndërsa në fund të pjesës së parë Andrason i çoi shifrat në 0-2. Shqipëria arriti të ngushtonte përkohësisht diferencën me Nezhën fillimim të pjesës së dytë, por islandezët shënuan edhe dy herë të tjera me të njëtin autor, Arnorson.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN