MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 3

Mjafton Asani, Partizani kalon Kastriotin

01.09.2018 - 22:13

Një gol i Asanit në minutën e 13-të i ka dhuruar Partizanit fitoren e dytë radhazi në kampionat. “Të Kuqtë”, në fakt, duket se e kanë harruar humbjen e pësuar në ndeshjen hapëse kundër Skënderbeut dhe janë ngjitur në vendin e tretë, vetëm një pikë larg dyshes kryesuese të Superiores, Flamurtari dhe Skënderbeu.

E kundërta ka qenë ecuria për Kastriotin në këto tri javë të para të kampionatit. Krutanët, në fakt, e kanë nisur shumë mirë sezonin e ri, duke marrë një fitore 1-0 në transfertë kundër Luftëtarit, por janë mundur në ndeshjen e dytë kundër Skëndebeut, që ka fituar 3-0 në Krujë, dhe sot kundër Partizanit. Ata mbajnë vendin e gjashtë në renditje.

Në javën e katërt, Partizani do të luajë në fushën e Laçit, ndërsa Kastrioti do të luajë në fushën e Kamzës. Java e tretë e Kategorisë Superiore do të mbyller nesër me dy ndeshjet Kukësi-Tirana (16:45) dhe Teuta-Kamza (19:45).

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Gojkoviç, Belica, Kalari, Trashi, Hila (Bardhi 63′), Telushi, Mala, Asani (Kodra 70′), Hebaj (Mensah 54′). Trajner: Skënder Gega.

Kastrioti: Kuka, Husein, Lila, Stijepoviç, Domgjoni, Çutra, Shehu (Caca 54′), Mziu, Rogjer (Atsina 65′), Bardhi, Rahim (Vatnikaj 73′). Trajner: Elvis Plori.

Kartonë të verdhë: Kalari 87′ /Çutra 73′

Gjyqtarë: Emirjon Sino, Enea Pashaj, Nuri Rrapaj, Kreshnik Cjapi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN