MENU
klinika

Udhëzimi i ri i posaçëm

Ndërtesat e palegalizuara do të paguajnë tatim të pasurisë

27.09.2018 - 22:18

Një udhëzim i posaçëm, sipas të cilit do të përfshihen në procedurën e taksimit dhe ndërtesat që ende nuk janë legalizuar është mirauar nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Financave.

Ky vendim ka hyrë në fuqi në datën 10 shtator kur dhe është miratuar prej të dy Ministrive, ndonëse është publikuar në Fletoren Zyrtare këtë të enjte.

Në vendim flitet për sistemin e taksës së pasurisë, që mblidhet dhe administrohet prej pushtetit vendor.

ministria-e-financave-konica.al
ministria-e-financave-konica.al

Tarifa do të vendoset në bazë të vlerës që ka objekti i ndërtuar, edhe nëse nuk është i regjistruar ende në Hipotekë.

Objektet do të përfshihen në bazën e të dhënave, për të evidentuar vlerën.

Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, ALUIZNI dhe Drejtoria e Përgjithshme të Taksës së Pasurisë për këtë qëllim do të të realizojnë shkëmbimin e informacionit mbi pasuritë.

Intitucionet përkatëse do të paraqesin të dhënat e plota që kanë në dosjet përkatëse.

Më pas informacioni do ti kalojë në dispozicion Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë.

Menjëherë pas këtyre procedurave do të nisë puna për llogaritjen e vlerës që do të paguajë secila prej familjeve.