Që nga dita që Lorik Cana vendosi të largohej nga Kombëtarja, shiriti i kapitenit është zhvendosur sa nga një krah te tjetri, duke qenë se shumë futbollistë kanë provuar që të jenë kapiten.
Me De Biasin, kapiten ishte Ansi Agolli, por me ardhjen e Panuccit në krye të Shqipërisë, shiriti nuk ka të zot. Deri më tani, Panucci ka provuar gjashtë kapitenë të ndryshëm.
Agolli e ka provuar ndjesinë e kapitenit me dy trajnerët. Të tjerë liderë kanë qenë Andi Lila, Odise Roshi, Etrit Berisha, Jahmir Hyka e së fundmi, pikërisht sonte, Elseid Hysaj, që mban shiritin ndaj Skocisë.
Hysaj ka provuar që të jetë kapiten edhe me De Biasin që në takimin ndaj Zvicrës në Europian, ku Lorik Cana u ndëshkua me karton të kuq dhe lideri i asaj ndeshje, u bë mbrojtësi shkodran.