Në Serie A italiane aktivizohen një numër relativisht i lartë i futbollistëve shqiptarë, si Hysaj, Strakosha, Berisha, Gjimshiti, Veseli apo edhe lojtarë të tjerë që luajnë në Serie B e më poshtë.
Tek Atalanta, luajnë portieri Berisha dhe mbrojtësi Berat Gjimshiti, te cilët pak nga pak po arrijnë të marrin një vend të rëndësishëm në formacion. “Gardiani” shqiptar Etrit Berisha merr një pagë që arrin deri në 700 mijë euro në sezon, ndërkohë që shoku i tij Gjimshiti, merr një pagë që arrin në 300 mijë euro në sezon.
Një pagë relativisht të ulët në krahasim me lojtarët e tjerë shqiptarë, merr mbrojtësi i Empolit, Federik Veseli i cili paguhet vetëm 250 mijë euro në sezon dhe ka një kontratë që i skadon në vitin 2021.
PAGAT E KUQEZINJVE NË SERIE A
Elseid Hysaj 1.6 milionë euro në sezon
Thomas Strakosha 1.1 milionë euro në sezon
Etrit Berisha 700 mijë euro në sezon
Berat Gjimshiti 300 mijë euro në sezon
Federik Veseli 250 mijë euro në sezon