MENU
klinika

Masa të rrepta sigurie

Ngjarjet kriminale në Shkodër, FNSH dhe Renea ‘blindojnë’ qytetin

05.09.2018 - 09:40

Pas ngjarjeve të fundit kriminale, policia ka ndërmarrë masa të rrepta duke blinduar qytetin e Shkodrës.

Forcat Shqiponja dhe Forcat Operacionale të Tiranës i janë bashkuar Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës që patrullojnë në zonë prej një jave.

Përforcimi i trupave është bërë me urdher të Ministrise se Brendshme. 

Në dy muajt e fundit në këtë qytet raportohet për 6 të vrarë dhe dy të humbur.

Mësohet se njësia Speciale RENEA ka rrethuar lagjet Dobraç dhe Kiras. Burimet bëjnë me dije se snajpera, efektivë të shumtë dhe makina të blinduara ndodhen në këto dy lagje për të bërë kontrolle pas vrasjeve të njëpasnjëshme që kanë ndodhur në Shkodër.

Policia ka zhvilluar një sërë kontrollesh në Elbasan, Lezhë, Tiranë e Durrës. Kontrollet e shumta vijnë pas vrasjes ditën e shtunë të biznesmenit në Shkodër, Arjan Ferracaku.

M.H