MENU
klinika

Liga e Kombeve

Nuk ka fitues mes Gjermanisë dhe Francës

06.09.2018 - 22:49

Ka startuar sonte në mbrëmje Liga e Kombeve, kompeticioni më i ri nga Europë organizuar nga UEFA. Franca dhe Gjermania kanë ndarë nga një pikë në sfidën e zhvilluar në “Allianz Arena”, sfidë e cila ka përfunduar 0-0.

Ishte një ndeshje e zhvilluar nën reshjet e shiut dhe, si pasojë, terreni ishte shumë i rrëshqitshëm. Kjo nuk i lejoi skuadrat të shfaqnin potencialin e madh teknik. Gjithsesi, ndeshja ishte e luftuar dhe me emocione sidomos në pjesën e dytë.

Megjithëse kishte emra të mëdhenj në fushën e lojës, ndeshja u zhvillua kryesisht në mesin e fushës dhe të dyja skuadrat e kanë të vështirë të depërtojnë në zonën kundërshtare.

Mundësia e parë serioze e ndeshjes vjen pas gjysmë ore lojë nga Hummels për gjermanin, pas tij ishte Giroud që rrezikon portën e Neuer me një goditje më kokë.

Pas pushimit ndeshja bëhet më interesante dhe kjo për meritë të gjermanëve të cilët sulmojnë më shumë përpara publikut të tyre. Hummels përsëri ka një mundësi të mirë për të shënuar, ndërsa pas tij edhe Muller, por portieri francez Areola është në formën e jetës. Mbyllet 0-0.

Uellsi i Ryan Giggs ka mposhtur me lehtësi Irlandën në derbin e Grupit 4 të League B, me rezultatin e thellë 4-1. Ishte një ndeshje që u zgjidh që në pjesën e parë. Laërence zhbllokoi rezultatin për vendasit përpara se Gareth Bale të shënonte një gol fantastik nga distanca duke dyfishuar.

Pak përpara se të përfundonte pjesa e pare, ishte Ramsey i Arsenal që vulos fitoren  Uellsit. Roberts katërfishon rezultatin përpara se Williams të shënonte golin e nderit për irlandezët.

Ndërsa Republika Çeke ka barazuar brenda ndaj Ukrainës. Schick shënoi për vendasit ndërsa Konoplyanka barazoi rezultatin.

Norvegjia ka mposhtur Qipron me dy golat e Johansen në pjesën e parë ndërsa Bullgaria ka marrë një rezultat të madh ndaj Sllovenisë duke fituar 2-1 falë golave të Kraev në League A.

Ndërkohë në ndeshjet e League D, Gjibraltari është mposhtur 2-0 nga Maqedonia ndërsa Letonia dhe Andorra kanë marrë nga një pikë në barazimin 0-0.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Starton me Gjermani-Francë

Sot nis Liga e Kombeve, detajet dhe grupet