MENU
klinika

Eliminatoret “Euro 2021”

Nuk ka mrekulli, Spanja mposht Shpresën

06.09.2018 - 21:56

Kur pak a shumë fati është i përcaktuar, atëherë nuk është se të mbetet shumë të bësh, përveçse të shpresosh në ndonjë mrekulli. Kjo e fundit nuk ndodhi, Spanja U-21 mposhti 3-0 në fushën e vet Kombëtaren shqiptare U-21, duke marrë kreun e grupit në eliminatoret e “Euro 2021”.

Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e pestë, duke thyer që në start shpresat për ndonjë mrekulli. Kaq për pjesën e parë, mbyllet 1-0 për Spanjën.

Në të dytën, në minutën e 56-të, talenti i Real Madrid, Mayoral, dyfishon shifrat, duke e bërë takimin praktikisht të mbyllur. Spanja në fund shënon edhe të tretin në minutën e 91-të.

Spanja kryeson grupin tonë me pikë të plota, 21, pas 7 fitoreve në 7 ndeshje. Shqipëria ndodhet e parafundit me 6 pikë, duke lënë pas vetëm Estoninë me 1 pikë. Ndeshja e radhës eliminatore në grup është sërish me Spanjën, por luhet në Shqipëri.