05.09.2018 - 16:00
Aleatët opozitarë PD dhe LSI kanë vendosur që pas bojkotit në Shkodër të vijojnë në Elbasan. Synimi i tyre është ndalesa në qytetin e dytë ku sipas tyre mbizotëron krimi me qeverinë.
Opozita ka njoftuar se nuk do të jetë e pranishme përsëri në Parlament, duke bojkotuar për herë të dytë me anë të mbledhjes që do të mbajë në Elbasan të enjten e ardhshme në orën 10:00.
Siç edhe e ka paralajmëruar më parë, kreu i opozitës, Lulzim Basha, prioritet i opozitës në këtë sesion të ri do të jetë çlirimi i qeverisë dhe vendit nga krimi.
Ai ka njoftuar nga Shkodra se opozita do të parashikojë dhe një platformë politike për ti dhënë vendit, siguri, rend dhe shtet të së drejtës.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Opozita e bashkuar