Christian Panucci, trajneri i kombëtares së Shqipërisë, ka folur sot në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së nesërme kundër Izraelit, e vlefshme për Nations League.
– Jeni konsultuar me Dukën për padinë e ngritur ndaj ish-presidentit, Bujar Nishani?
“Njerëzit duhet të mësojnë edukatën dhe të mos ofendojnë asnjë. A kam folur me Dukën? Këto janë punët e mia”.
– Si e shikoni ekipin para ndeshjes?
“Skuadra është në formë, ka punuar mirë, është në gjendje të mirë. Jemi gati për Izraelin”.
– Si i shpjegoni grumbullimet e lojtarëve që nuk kanë luajtur shumë?
“Kam thënë se në role të caktuara duhej të merrja edhe lojtarë që nuk luanin për shkak të emergjencës. Kam zgjedhur eksperiencën”.
– A do të vendosin fatin tuaj në drejtim të kombëtares ndeshjet me Izraelin dhe Skocinë?
“Duhet të pyesni presidentin, unë punoj për të përgatitur ekipin për ndeshjet e radhës”.
– A do ta shohim nesër Shqipërinë e vërtetë?
“Urojmë që po, jemi përgatitur shumë mirë. Shpresoj që nesër të kthehemi te fitorja”.
– Pas 8 formacionesh të ndryshme në 8 ndeshjet e fundit, a do të shohim edhe nesër një formacion të ri?
“Do ta shohim nesër. Këtë herë i kemi besuar eksperiencës, do të shohim nesër se kush do të zbresë në fushë”.
– Kemi pësuar shumë gola në ndeshjet e fundit, mendoni se nesër do të jetë ndryshe?
“Urojmë se me kthimin e shumë lojtarëve situata të ndryshojë. Në dy ndeshjet e fundit kemi bërë shumë eksperimente.
– Çfarë dini për Izraelin dhe a keni marrë informacione nga Italia, që është ndeshur me këtë kombëtare kohët e fundit?
“Kemi parë videot dhe kemi parë atë që ka ndodhur. Tani kanë një trajner të ri, i cili do të sjellë ide të reja”.
– Të hënën do të shkoni në Glasgou, çfarë mendoni për Skocinë kujtimesh keni nga vizita juaj e fundit atje, kur ka shënuar edhe golin që ka eliminuar skcoezët në 2008-ën?
“Nuk dua të tregoj mungesë respekti, por unë do të mendoj për Skocinë nga dita e shtunë. Tani jam i përqendruar tek Izraeli”.
– A njihni ndonjë lojtar të Izraelit?
“I njoh sepse i kam studiuar, kanë shumë lojtarë cilësor, si Zahavi dhe Solomon. Një ekipn i vështirë, për ne do të jetë një ndeshje e vështirë dhe e rëndësishme”.
– A dini ndonjë gjë për trajnerin e ri të Izraelit?
“Di se ka drejtuar Aemrikën, kombëtaren olimpike. Është shumë i përgatitur dhe skuadrat e tij kanë luajtur gjithmonë mirë. I uroj fat”.