MENU
klinika

Trajneri për fitoren ndaj Izraelit

Panucci: Vlejnë zyrtaret dhe jo miqësoret!

07.09.2018 - 23:32

Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, pas fitores kundër Izraelit se ishte shumë i kënaqur me pjesën e dytë që bëri skuadra, por pjesa e parë ishte e gjitha për t’u harruar. Sipas tij, skuadra ka ende shumë për t’u përmirësuar.

“Është e vërtetë, rrezikuam shumë në pjesën e parë, jo për meritë të kundërshtarit, por për gabimet tona. E përsëris, nuk u vumë në vështirësi për shkak të kundërshtarit, por për gabimet tona.

Natyrisht, ju e keni bërë të madhe faktin që kemi humbur miqësore, me 10 lojtarë që nuk i kishim në dispozicion. Ato ishin dy miqësore testi dhe ju keni bërë gabim që na keni kritikuar. Kemi humbur dy miqësore dhe jo dy finale Botërori.

kombetarja ndaj Izrael
kombetarja ndaj Izrael

Shumë e rëndësishme ishte kjo fitore për transfertën e Glasgou kundër Skocisë. Kemi për të modifikuar disa probleme të vogla, të shmangim euforinë dhe të fokusohemi te Skocia.

I përcjell komplimente lojtarëve dhe bënë një ndeshje shumë të mirë, sidomos në pjesën e dytë. E para kishte disa gabime, por reaguam dhe bëmë një pjesë të dytë shumë, shumë të mirë.

Ka një vit që e them se gjatë miqësoreve do të provoja lojtarë dhe se kur të kishim kualifikuese do kisha formacionin dhe një skuadër. Nuk e kuptoj pse duhet të ketë gjithmonë diskutime për eksperimentet.

Strakosha apo Berisha? Nuk kam pasur dyshime. Skuadra e Strakoshës është më në formë dhe ai po luante më shumë. Kam dy portierë shumë të mirë dhe ky është problemi im më i vogël.

xhaka gol on Vidnews.

Mbrojtja? Kemi gabuar 4 herë për gabimet tona e jo për zotësi të tyre. Kam këto lojtarë dhe duhet të bëjmë shumë kujdes me daljet tona, sidomos në zonën difensive.

Guri, Gavazaj dhe Guri? Jam shumë i kënaqur. Gavazaj më kënaqi me kombinimet dhe me Binakun në krahun e majtë. Në pjesën e parë, skuadra nuk i shërbeu shumë, por nuk i dhamë mundësi Gurit të ishte i rrezikshëm, megjithatë jam i kënaqur me atë që dha. Nuk e shërbyem Gurin dhe nuk kishim mundësi për të manovruar. Balaj lëviz më shumë në fushë.

Kur humbet, të shkelin menjëherë dhe, kur fitojmë, të ngrenë lart. Duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të shkojmë në Glasgou me rezultat pozitiv. Më pas do të shohim se çfarë mund të bëjmë.

Objektivi i Dukës vendi i parë? Do të provojmë, por duhet të lodhemi shumë për të arritur të parët”, u shpreh Panucci pas fitores së parë 1-0 ndaj Izraelit me gol të Taulant Xhakës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN