Kombëtarja shqiptare e ka nisur shumë mirë Ligën e Kombeve, duke fituar 1-0 ndaj Izraelit, me gol të Taulant Xhakës në minutën e 55-të, me anë të një gjuajtje të bukur nga jashtë zonës.
Ndeshja ka pasur një ritëm shumë të kënaqshëm, në fillim janë kuqezinjtë ata që sulmojnë dhe krijojnë disa raste të mira, por pa aritur dot të gjejnë rrugën e rrjetës.
Më pas janë miqtë izraelitë, kur në minutën e 32-të kanë pasur rastin ideal, por portieri Strakosha ka bërë mrekullinë me dy pritje të njëpasnjëshme. Me fat Shqipëria në ato momente.
Në fund të pjesës së parë janë sërish dy momente për secilën skuadër, në fillim është Izraeli, ndërsa më pas janë kuqezinjtë, që mund ta kishin mbyllur në avantazh pjesën e parë. E dyta ka filluar më mirë për ne.
Dhe në minutën e 55-të Taulant Xhaka ka gjetur cepin e portës izraelite, duke mos i dhënë mundësi portierit të reagonte. Një gol shumë i bukur për nga mënyra e realizimit, duke gëzuar pa fund tifozët kuqezi.
Shqipëria ka pasur edhe disa raste të tjera për të shënuar golin e dytë dhe të sigurisë, por nga ana tjetër mund të kishte pësuar. Strakosha ka bërë një ndeshje perfekte me pritjet e tija.
SHQIPËRI-IZRAEL 1-0
Xhaka 55’
Shqipëria: Strakosha, Binaku, Hysaj, Veseli (Mavraj 84′), Gjimshiti, Basha, Memushaj, Xhaka, Guri (Balaj 46′), Hyka, Gavazaj (Prenga 71′). Trajner: Christian Panucci. Të gatshëm: Berisha, Hoxha, Lila, Agolli, Ndoj, Manaj, Lika, Demiri.
Izraeli: Haimov, Dasa, Habashi, Kapiloto (Misha 79′), Nacho, Zahavi (Hemed 46′), Kajal (Solomon 72′), Dabur, Jeini, Tautha, Peretc. Trajner: Andreas Herzog. Të gatshëm: Kanadli, Amos, Shaiman, Ainbinder, Turgeman, Seba, Glazer, Tibi, Biton.
Kartonë të verdhë: Basha 10′, Hysaj 81′ / Habashi 25′
Gjyqtarë: V. Kassai, G. Ring, V. Toth, P. Beretian, T. Bognar, S. Szabo.