MENU
klinika

Trafiku i drogës

Përplasja e Prokurorisë me Shërbimin e Provës për lirimin e Ermal Hoxhës

19.09.2018 - 17:29

Në vendimin prej 8 faqesh të gjykatës së shkallës së parë të Fierit i cili i jep lirinë me kusht Ermal Hoxhës, nipit të ish diktatorit Enver Hoxha vihet re përplasja mes argumenteve që sjell shërbimi i provës dhe prokurorisë.

Shërbimi i provës i shkruante gjykatës se Ermal Hoxha ishte penduar për veprën e konsumuar. Madje ai eshte ndergjegjesuar per vepren dhe denon veprimin e tij çka tregon se ky i denuar është rehabilituar dhe eshte i gatshem per t’u riintegruar ne shoqeri.

Por prokuroria thotë të kundërtën. Sipas saj i dënuari nuk ka paraqitur në gjykim asnjë deklaratë pendese, kërkesë falje apo të ketë bashkëpunuar me organet e drejtësisë . Gjithashtu vihet në dukje se koha e izolimit, 3 vjet e 8 muaj, është koha më e shkurtër e dënimit që i dënuari e ka marrë parasysh si kosto kur eshte perfshire ne organizate kriminale dhe nuk ka se si kjo mase te krijoje bindjen se eshte arritur rehabilitimi i tij.

Sherbimi i provës

Më 11 shtator, Zyra Vendore e Sherbimit te Proves Fier me aktin “ Raport i vleresimit për të denuarin” ka arritur në konkluzionin se riintegrimi i të dënuarit Ermal Hoxha ne shoqeri, eshte i mundshem per arsyet e meposhtme:

“a) Gjate intervistave me punonjesin e Sherbimit te Proves shprehet i penduar per vepren e konsumuar. Ai eshte ndergjegjesuar per vepren dhe denon veprimin e tij çka tregon se ky i denuar është rehabilituar dhe eshte i gatshem per t’u riintegruar ne shoqeri.

b) Nga vertetimi i gjendjes gjyqesore figuron se i dënuari Ermal Hoxha nuk ka qene me pare i denuar.

c) I denuari ka paraqitur edhe nje vertetim pune nga pundhenesi ku verteton se do te filloj pune ne rast te lirimit te tij, gje e cila ndihmon ne rehabilitimin e shpejt te te denuarit ne shoqeri

d) I denuari nuk rezulton te kete probleme me perdorimin e alkolit apo te lendeve narkotike, faktor i cili ndikon ne procesin e riintegrimit te te denuarit ne shoqeri dhe sherben si nje faktor parandalues ne kryerjen e sjelljeve devijante re shoqeri

e) 1 denuari do te kujdeset per veten dhe familjen e tij.

f) Lidhur me konsultimin e dokumentave dhe materialeve te dosjes se te denuarit si dhe nga intervista me te, rezulton se i denuari ka mbeshtetjen e plote te familjes dhe te shoqerise, fakt i cili ndikon pozitivisht tek riintegrimi i te denuarit.

Ermal Hoxha rifiton lirinë, Rezarta publikon videon

Argumentet e Prokurorit

1- Vertetohet se i denuari eshte denuar per vepra penale qe kryhen vetem ne kuader te nje organizate kriminale dhe grupet e strukturuar dhe nuk eshte nje veprimtari kriminale e lindur aty per aty dhe qe parashikojne marzhe denimi dhe kerkojne kohe dhe nje angazhim maksimal te organeve ligjzbatuese si forma e sofistikuar e krimit ne Republiken e Shqiperise. Nuk ka asnje prove ose te dhene qe i denuari paraqet arsye te vecante qe mundet te ligjeroje lirimin e tij para kohe dhe venien e tij ne prove pasi keto veprimtari kriminale me sofisitikimin e menyres sesi kryhen nuk japin asnjehere garanci se personat e perfshire ne kete lloj krimesh dhe bashkepunime te tilla rehabilitohen dhe eshte e mundur parandalimi tyre me mas a alternative dhe jo ndeshkuese. Perkundrazi praktika ka treguar se personat e denuar per kelo vepra penale jo vetem qe nuk rehabilitohen por perfshihen ne krime me te renda pas vuajtjes se denimit kur eshte bere e mundur denimit tyre.

– I denuari nuk paraqiti ne gjykim asnje deklarate ku te tregoj pendim per veprimet e kryera dhe kerkoj falje, nuk ka bashkepunuar ne asnje moment me organet e drejtesise dhe as kryer ndonje veprime tjeter qe mundet te krijonin bindjen se me punen dhe dhe qendrimin e tij eshte arritur rehabilitimi tij dhe per pasoje nuk provohet as ky kusht ose kriter i vendosur nga neni 64 K.Penal

Nje fakt tjeter qe nuk te krijon bindjen se i denuari me punen dhe masen e denimit qe ka vuajtur eshte arritur qellimit per rehablitim eshte se rezulton se i denuari eshte arrestuar ne date 16.01.2015 dhe aktualisht ka qendruar ne izolim prej 3 vjet e 8 muaj. Pikerisht kjo mase e vuajtur ne izolim per veprat penale per te cilat ai eshte denuar nuk tregon nje kohe te madhe denimi dhe qe mundet te beje te reflektoj ate por thjesht eshte nje koha me e shkurter e mundur e denimit qe i denuari e kamarre parasysh si kosto kur eshte perfshire ne organizate kriminale dhe nuk ka se si kjo mase te krijoje bindjen se eshte arritur rehabilitimi i tij.

Nipi i diktatorit Hoxha u arrestua më 14 janar 2015. Koha reale e izolimit të Ermal Hoxhës ka qenë vetëm 3 vjet e 8 muaj dhe pas përllogaritjeve ditën e marrjes së vendimit, (13 shtator 2018) i kishin mbetur për të kryer dhe 1.6 vite burg.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN