MENU
klinika

United dhe Juve në veprim

Pogba-Dybala, shkëmbimi që trondit Europën

16.09.2018 - 10:47

Nëse do të ndodhte, me siguri do të quhej shkëmbimi më i bujshëm i të gjitha kohërave në merkaton e futbollit. Juventus dhe Manchester United mund të bëhen protagonistë të një super-shkëmbimi në merkaton e janarit.

Bardhezinjtë kërkojnë të sjellin me çdo kusht në Torino mesfushorin francez Paul Pogba dhe për t’ia arritur qëllimit janë gati të ofrojnë në shkëmbim sulmuesin argjentinas Paolo Dybala, një shkëmbim “kokë më kokë”, pasi të dy futbollistët vlerësohen rreth 150 milionë euro secili.

Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja britanike “Mirror”, sipas së cilës, Beppe Marotta, ka takuar shefin e United, Ed Woodward, duke i ofruar këtë shkëmbim, që duket se do të kënaqte të dyja palët.

pogba e dybala
pogba e dybala

Sulmuesi 24-vjeçar Paolo Dybala nuk po gjen hapësira te Juventusi pas ardhjes së Cristiano Ronaldo, teksa e ka nisur ndeshjen vazhdimisht nga stoli, ndaj transferimi në “Old Trafford” do të ishte një opsion i mirë për të.

Ndërkohë që Juventus asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën për të rikthyer në skuadrën Pogba, që u largua te United dy vite më parë, por këtë sezon ka patur mjaft polemika me trajnerin Jose Mourinho.

Pogba ka refuzuar të rinovojë kontratën dhe është shprehur i hapur për t’u larguar nga Manchester, ndaj ky shkëmbim mund të jetë një zgjidhje ideale për të dy lojtarët dhe të dyja skuadrat.