MENU
klinika

Liga e Kombeve

Portugalia mposht Italinë pa Ronaldon

10.09.2018 - 23:23

“No Ronado, no problem”. Portugalia ka arritur të mposhtë Italinë me shumë ndryshime në ndeshjen e sotme dhe me një moshë mesatare pak më shumë se 23 vjeç.

Goli i Andre Silva-s në pjesën e dytë ka mjaftuar për t’i dhënë fitoren të besuarve të Santos.

Të dyja përfaqësueset kishin shumë mungesa në radhët e tyre, por gjithsesi, vendasit ishin më të organizuar dhe si pasojë kanë kontrolluar lojën shumicën e kohës në Estadio da Luz.

Pas një pjese të parë që foli vetëm për portugezët, goli u shënuar në fillimin e së dytës pas goditjes së bukur të Andre Silva-s i cili mposht ish-shokun e ekipit Donnarumma.

Italia nuk reagon dhe vendasit vazhdojnë të rrezikojnë portën e italianëve por nuk tregohen të saktë me disa raste të thjeshta për të shndërruar në gol. Gjithsesi, Portugalia ka marrë tri pikët e para në grupin 3 të League A.

Ndërkohë, në ndeshjet e tjera Mali i Zi ka mposhtur pa shumë probleme Lituaninë me rezultatin 2-0. Një ndeshje emocionuese në Serbi, teksa vendasit kanë barazuar 2-2 në derbin e Ballkanit me Rumaninë.

Suedia dhe Turqia ka qenë një nga ndeshjet më të bukura me ndeshjen që ka përfunduar 2-3 pas dy golave të shënuar në minutat e fundit nga turqit. Andorra dhe Kazakistani kanë marrë nga një pikë në barazimin 1-1 ndërsa edhe Malta me Azerbajxhanin kanë barazuar 1-1.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN