MENU
klinika

Erë e fortë

Prag tragjedie, Air France “dështon” në ulje – VIDEO

26.09.2018 - 09:34

Një video është postuar së fundmi në “Youtube” e filmuar në aeroportin e Birmingemit në Angli, ku një avion pasagjerësh i Air France ishte në prag të tragjedisë.

Avioni ishte duke kryer uljen në pistë, por si pasojë e erës së fortë, piloti nuk mundi ta ulte si duhet avionin.

Në video duket avioni, i cili merr një pozicion aspak të favorshëm për t’u ulur, ndërsa vetëm në momentin e fundit, piloti vendosi të ngrihet sërish duke shmangur tragjedinë.