MENU
klinika

Detajet

Pretenca për Shullazin, policia ‘blindon’ Krimet e Rënda

25.09.2018 - 09:03

Pas tre muajve shtyrje dhe kaosit pak ditë më parë, më në fund prokurorët do të lexojnë pretencën për grupin e Emiljano Shullazit te Krimet e Rënda.

Dy nga katër prokurorët e dosjes janë Donika Prela dhe Gent Osmani, ndërsa pritet që të publikohen edhe dy emrat e tjerë. Seanca është parashikuar të nisë në orën 9:00.

Në bankën e të akuzuarve janë Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi.

E gjithë policia, forcat speciale, FNSH me armatim të rëndë ka zbarkuar dhe ka rrethuar institucionin dhe zonën përreth.

 

Kujtojmë se çështja “Shullazi” shkaktoi një furtunë në Prokurorinë e Përgjithshme dhe atë të Krimeve të Rënda

Kryeprokurorja Arta Marku bëri lëvizje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe kërkoi hetim disiplinor për disa prej prokurorëve pasi nuk pranonin të merrnin përsipër çështjen. Por pas debateve u vendos dhe katërshja e tyre.

Banda e Shullazit akuzohet për krijimin e grupit të strukturuar kriminal, kanosje për shkak të detyrës ndaj Mynyr Konit e Dhori Kules dhe shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kundër Ylvi Beqjes për ish-hotel “Vollgën” në Durrës. Shullazi rrezikon deri në 15 vite burg për akuzat, po ashtu edhe anëtarët e bandës; Gilmando Dani, Besmir Shullazi, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela.