MENU
klinika

E pësojnë klubet e mëdha

Pritet revolucion i FIFA-s në merkato

13.09.2018 - 17:27

FIFA kërkon të bëjë disa ndryshime në lidhje me merkaton e futbollistëve dhe aktualisht po sheh mundësinë për të vënë një limit në lidhje me lojtarët e huazuar nga klube të ndryshme.

Rregulli i ri, që mund të ndryshojë merkaton në sezonet e ardhshme, sipas gjermanes “SportBild”, parashikon një zvogëlim të numrit të lojtarëve të huazuar deri në 8. Ky ndryshim është studiuar prej shumë kohësh, por do të aplikohet, nëse merr miratimin nga Komitetit Ekzekutiv i FIFA-s.

Në këtë rast, skuadrat e mëdha humbasin. Për klubet e mëdha europiane do të ishte një revolucion. Chelsea dhe Manchester City, për shembull, kanë respektivisht nga 40 dhe 28 lojtarë të shpërndarë në klube të ndryshme.

chelsea arsenal
chelsea arsenal

Juventus në Itali ka 26 lojtarë të shpërndarë nga 51 në total që kishte regjistruar sezonin që shkoi për të gjitha kompeticionet.

Duhet saktësuar fakti se, nëse rregulli i ri miratohet, përjashtohen në këtë rast lojtarët që janë nën 21 vjeç dhe që janë formuar në akademinë e çdo klubi dhe që kanë qenë nën kontratë për një periudhë të gjatë kohe.