MENU
klinika

Ligji për Teatrin

Protestë para Kuvendit/ Thirrje qytetarëve dhe opozitës

20.09.2018 - 10:51

Ndërkohë që sot Kuvendi duhet të votojë amendimet për teatrin, ambientalistë, artistë, aktivistë, dhe qytetarë të ndryshëm janë vendosur para Parlamentit në formë proteste për të kundërshtuar rivotimin e Ligjit për Teatrin.

Në protestë ishte dhe ambientalisti i njohur Sazan Guri i cili i bëri thirrje opozitës të mblidht për t’i thënë “jo” rivotimit të këtij ligji.

Gurit thotë se, kjo rezistencë për mbrojtjen e Teatrit nga shembja, është kauza më e luftuar që nga fillimi i demokracisë në vend.

“Sot pas 8 muajve, 448 ditëve protestë rezistencë. Ku për herë të parë të Shqipërisë, artistë dhe shqiptarë kërkojnë të mbrojnë demokracinë dhe kushtetutën shqiptare. Po vidhet prona publike. Sot fillon një epokë e re, por e shtrembër për shqiptarin. Ne nuk do ti lejojmë të na vënë në gjumë siç bën me kuksianët. Doja ti bëjë thirrje opozitës, dhe të mblidhen për rrëzimin e ligjit. Prandaj, sot është dita e ndarje dhe ne do ta përforcojmë angazhimet tona. Ne nuk do të donin, që të përleshemi trup më trup”, tha ai.

Më tej, pjesë e thirrjes për qytetarët është bërë dhe regjizori Edmond Budina, i cili thotë se duhet të çohen qytetarët pasi Shqipëria ka marrë fund.

“Ngrihuni o njerëz se ka marrë fund Shqipëria. Me këta politikanë duhet ta kesh mendjen çdo ditë sepse ta fusin. Ndaj çohuni dhe mos flini”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN