MENU
klinika

Ligue 1, java 6

PSG përmbys, asnjë ndalesë në 6 javë

23.09.2018 - 16:59

Nuk ka shënuar Neymar, madje në kohën shtesë ai është zëvendësuar, Mbappe ka munguar për shkak të kartonit të kuq, por PSG ka arritur të fitojë 3-1 në transfertë ndaj Rennes, madje duke përmbysur golin e vendasve.

Ndeshja nuk ka filluar aspak mirë për miqtë, të cilët e kanë parë vete në disavantazh në minutën e 11-të të takimit pas një autogoli të Rabiot.

Avantazhi i vendasve ka zgjatur deri në minutën e 45-të të pjesës së parë, me Di Maria që ka kthyer ekuilibrat me një gol të bukur nga jashtë zonës së rreptësisë.

Përmbysja është kompletuar në minutën e 61-të, teksa autori i golit ka qenë mbrojtësi Meunier, i cili ka shfrytëzuar në mënyrën e duhur pasimin e zgjuar të marrë nga Neymar.

Shtatë minuta para fundit ka ardhur edhe goli i tretë i “Les Parisiens”, që kanë shënuar me Choupo-Moting, pesë minuta pas futjes në fushën e lojës.

PSG kryeson Ligue 1 me 18 pikë pas gjashtë fitoreve të marra në gjashtë javët e para të kampionatit, pesë pikë më shumë se ndjekësja më e afërt, Lille. Rennes, nga ana tjetër, ka zbritur në vendin e 13-të të renditjes, tri larg zonës së rënies nga kategoria.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN